INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjitha sekretet që nuk i dinit për “Sex and the city” [FOTO]

Të gjitha sekretet që nuk i dinit për “Sex and the city” [FOTO]

Publikuar më: 15:28 13-05-2016
 
Kokteilet nuk ishin të vërtetë
 
Ndërsa ne mendonim se kasti i aktorëve rrëkëllenin Cosmopolitan pas Cosmopolitani, mësojmë se koktejlet përbëheshin prej uji dhe ngjyrues ushqimi ose lëng boronice i holluar me ujë. Sarah Jessica Parker thotë që birrra prej xhenxhefili ishte një zëvëndësues për shampanjën dhe vera e kuqe ishte gjithmonë lëng rrushi.   
 
 
Ato e hanin vërtet të gjithë ushqimin 
 
Shpesh ne ishim më të fiskuara pas ushqimit që vajzat kishin në tavolinë sesa për djemtë për të cilët flisnin gjithë kohën. Sarah thotë se ajo dhe Cynthia hanin gjithmonë gjithcka që u jepej dhe nuk kishte rëndësi nëse ishte i ftohtë, sepse kjo ishte puna e tyre. "Ne nuk kishim nevojë për ushqim luksi, hanim gjithcka që mund të bëhej shpejt".  
 
Big dhe Carrie nuk ishte menduar të përfundonin bashkë
 

Nëse nuk jeni të lumtur për mënyrën sesi përfundojnë seritë (Big që i thotë Carriet se ajo ishte e duhura), atëherë ndoshta do të ishit të interesuar të dinit se ata në fakt nuk ishin menduar të ishin bashkë. Krijuesi i show-t, Darren Star, së fundi zbuloi se projekti kishte marë krejt rrugë tjetër nga ç’ishte krijuar fillimisht.  “Mendoj se show nuk justifikoi atë për të cilën ishte krijuar, që femrat nuk është e thënë ta gjejnë lumturinë nga martesa" tha ai.

 

SJP kishte një kaluzolë që nuk pranonte skenat nudo në kontratën e saj
 
Ju mund ta keni vënë re që Carrie ishte e vetmja nga të katër vajzat që i mbante recipetat gjithmonë veshur në krevat. Kjo për shkak se ajo kishte vendosur një kaluzolë në kontratë sipas së cilës nuk pranonte asnjë skenë nudo. Ajo thotë: “ Nuk isha komode me skenat nudo, ato me lodrat e sex-it apo gjuhën vulgare - kështu që nuk kam bërë ndonjë. Personazhi im ka puthur shumë djem, por deri këtu mund të shkonte e gjitha".
 

Cynthia Nixon është bjonde në të vërtetë

Cynthia i leu flokët e saj të kuqe sepse kështu ishte personazhi në librin e Candace Bushnell nga ku është bazuar filmi. Ajo madje ka folur për clirimin që ndjeu kur mundi t’i rikthehej ngjyrës së saj bionde natyrale. Ndërkohë, Carrie ishte menduar të ishte brune por 24 orë përpara se skenari të xhirohej, producentët ndërruan mendje.

SJP i ka mbajtur të gjitha rrobat
 
Kur show mbaroi , Sarah Jessica mbajti rreth 70% të garderobës së saj në “Sex and the City”. Ajo thotë : “Unë kam mbajtur gjithçka që nuk vinte nga një stilist ose që nuk ishte marrë me qera. I kam të gjitha në arkivë. Kam në kuptimin e plotë të fjalës, gjithçka”.
 
SJP mbante taka 18 orë në ditë
 
Carrie i dashuronte këpucët. Njëherë ajo tha: “Kam shpenzuar 40,000 dollarë për këpucët dhe nuk kam një vend ku të jetoj. Do të jem gruaja e moshuar që jetoi në këpucët e saj”. Si rezultat, Sarah Jessica i duhej të vishte taka 18 orë në ditë gjatë xhirimeve. Ouch!
 
 

Fundi prej balerine i Carrie-t ka kushtuar vetëm 5 dollarë

Fundi i famshëm prej balerine që Carrie mban në hapjen e serialit ka kushtuar vetëm 5 dollarë në një dyqan me ulje cmimi. Sot ai është i vendosur në nje kornizë dhe gjendet në zyrën e producentit Michael Patrick King.

 

E mbani mend Pete? Ai kishte frikë nga Aidan

Qeni i parë që luajti qenin e Aidan, Pete, ishte në fakt i frikësuar nga aktori John Corbett, kështu që u desh ta zëvëndësonin atë me një tjetër.

 

Alec Baldwin ishte menduar të luante rolin e Matthew McConaughey-t

Episodi "Escape From New York" mund të kishte qenë shumë ndryshe. Pjesa e Matthew McConaughey-t ishte shkruar në fillim duke patur Alec Baldwin në mendje. Ai e refuzoi. Producentët më pas ia ofruan atë George Clooney-t i cili nuk mundi ta bënte dhe pastaj Warren Beatty i cili gjithashtu nuk e pranoi. Fatmirësisht, Matthew tha po!

 

 

- Krijuesi i showe-t, Darren Star, e pagoi autoren Candace Bushnel vetëm 60,000 dollarë për të drejtat e librit.

- Në 2012, apartamenti ku "jetoi” Carrie Bradshaw, u shit për  9.65 milionë dollarë.

- Kim Cattrall e refuzoi rolin e Samantës dy herë. Ajo u përndoq nga i dashuri i njërit prej producentëve, Darren Star, që t’i jepte filmit një mundësi derisa më në fund pranoi.

- Shumë nga veprat e artit në shtëpinë e Aleksandr Petrovsky-t i përkisnin aktorit që e luante, Mikhail Baryshnikov.

- Willie Garson, që luan Stanford, ishte ndodhur në një takim dashurie online me Sarah Jessica Parker, vite përpara se “Sex and the City” të filmohej. Ata janë miq të ngushtë në jetën reale.

- Victoria Beckham iu ofrua një rol në filmin e parë por asaj iu desh ta refuzonte për shkak të programimit të provave për turin e Spice Girls.

- Carrie bën 92 pyetje në shkrimet e saj përgjatë serive të filmit.

Kurse pyetja jonë e fundit është: A do të mbarojnë ndonjëherë pyetjet për këtë serial?!

 
 
Article Logic
Execution time: 0.0045540332794189