INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SEKRET: Si t'a bëni buzëkuqin tuaj të mbijetojë përgjatë ditës!

SEKRET: Si t'a bëni buzëkuqin tuaj të mbijetojë përgjatë ditës!

Publikuar më: 14:15 13-06-2018

Është e vërtetë! Buzëkuqi juaj i ri është shumë i bukur dhe ju shkon shumë. Juve ju duhet që ta mbani buzëkuq në çantë dhe ta aplikoni gjatë gjithë kohës, sepse ai fshihet kur konsumoni diçka, apo edhe duke folur dhe komunikuar me kolegët gjatë ditës së punës, gjë që bëhet shumë e bezdisshme.

Por si t’ia bëni që të rezistojë më gjatë, gjatë 8 orëve të punës të paktën?

Ka një truk në fakt që e përdorin edhe artistët e make-up-it dhe që ju mund t'a përdorni gjithnjë.


Dhe për më tepër, është shumë i thjeshtë.

Si fillim vendosni një shtresë të parë me ngjyrën e preferuar të buzëkuqit tuaj. Më pas vendosni një shtresë pudre mbi buzëkuq me anën e një furçe të vogël. Sigurohuni që t'a përhapni edhe në cepat e buzëve me kujdes. Hapi i fundit është riaplikimi i një shtrese me buzëkuq.

 Do të keni rezultat me këtë truk të thjeshtë. Provojeni dhe do të na falenderoni!

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248