INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Seancë parlamentare e pazakontë! Deklaratat më të bujshme mes tymit...[VIDEO]

Publikuar më: 17:27 18-12-2017

Seanca parlamentare sot është zhvilluar nën tension të plot dhe përplasje fizike. Opozitarë kanë protestuar jo vetëm jashtë sallës së kuvendit, por dhe brenda saj, me argumentin se nuk pajtohen me mënyrën se si po zgjidhej kryeprokurori i ri. Disa herë ata kanë bllokuar foltoren madje janë konfrontuar dhe me gardën po kaq herë dhe Ruçi e ka ndërprerë seancën. Basha ka qënë i pari që e ka kundështuar procesin për kryeprokurorin e ri.
“Kjo është një seancë antikushtetuese. Po bëheni gati për një grusht shtetit. Mos bllokoni, pengimin e hetimit të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit . Ky është momenti i fundit, tërhiquni ose do të përballeni me pasoja,” tha Basha.
Po Taulant Balla e anashkaloi të gjithë ato ç’ka tha Basha dhe kërkoi që të kontribuojnë për fëmijët e sëmurë kosovarë nën moton, Ti je një luledjelli. Më tej ka kërkuar Berisha fjalën po nuk iu dha e kjo bërë që Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të bllokojnë foloren e seanca u ndërpre.
Ajo rinisi pas disa minutash dhe u kërkua nga opozita që votimi për Kryeprokurorin të shtyhej ndaj Gramoz Ruçi vendosi të hidhej në votim kjo kërkesë. Por votat nuk u morrën dhe çështja nisi të diskutohej.
Nuk u pajtua sërisht mazhoraca dhe bllokoi për herë të dytë  foloren, madje dhe Kreu i PD, Basha u përplas me gardën. Edhe drejtuesit e LSI mbajtën qëndrime të forta kundër zgjedhjes së prokurorit.
“Hilacakët e mëdhenj jeni ju. Nuk ka për vazhduar kjo histori. Nësë doni një Prokuror që të mbulojë zullumet tuaja, kjo ka marrë fund,” tha Kryemadhi.
“Zoti kryetar ju keni vënë kodin e pabesisë,” tha Vasili.
Po pas këtij momenti situata u tensionua më shumë dhe në sallë u hodhën tymuese teksa Ruçi i ndodhur në vështirësi anashkaloi çështjet e tjera dhe vendosi që të bëhej vetëm votimi për Drejtuesen e Prokurorisë së Përgjithëshme. Votimi u krye dhe në fakt u zgjodh më e përfolura e ditëve të fundit, Arta Marku, me 69 vota pro.
“Betohem se do i qëndroj besnik Kushtetutës dhe do respektoj rregullat e etikës profesionale,” tha Ruçi.
“Betohem,” u përgjigj Arta Marku.
E pas betimit të saj seanca u mbyll.

Seancë parlamentare e pazakontë! Deklarata më të bujshme mes tymit...

Seanca parlamentare sot është zhvilluar nën tension të plot dhe përplasje fizike. Opozitarë kanë protestuar jo vetëm jashtë sallës së kuvendit, por dhe brenda saj, me argumentin se nuk pajtohen me mënyrën se si po zgjidhej kryeprokurori i ri.

Disa herë ata kanë bllokuar foltoren madje janë konfrontuar dhe me gardën po kaq herë dhe Ruçi e ka ndërprerë seancën. Basha ka qënë i pari që e ka kundështuar procesin për kryeprokurorin e ri.

“Kjo është një seancë antikushtetuese. Po bëheni gati për një grusht shtetit. Mos bllokoni, pengimin e hetimit të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit . Ky është momenti i fundit, tërhiquni ose do të përballeni me pasoja,” tha Basha.

Po Taulant Balla e anashkaloi të gjithë ato ç’ka tha Basha dhe kërkoi që të kontribuojnë për fëmijët e sëmurë kosovarë nën moton, Ti je një luledjelli. Më tej ka kërkuar Berisha fjalën po nuk iu dha e kjo bërë që Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të bllokojnë foloren e seanca u ndërpre.

Ajo rinisi pas disa minutash dhe u kërkua nga opozita që votimi për Kryeprokurorin të shtyhej ndaj Gramoz Ruçi vendosi të hidhej në votim kjo kërkesë. Por votat nuk u morrën dhe çështja nisi të diskutohej.

Nuk u pajtua sërisht mazhoraca dhe bllokoi për herë të dytë  foloren, madje dhe Kreu i PD, Basha u përplas me gardën. Edhe drejtuesit e LSI mbajtën qëndrime të forta kundër zgjedhjes së prokurorit.

“Hilacakët e mëdhenj jeni ju. Nuk ka për vazhduar kjo histori. Nësë doni një Prokuror që të mbulojë zullumet tuaja, kjo ka marrë fund,” tha Kryemadhi.

“Zoti kryetar ju keni vënë kodin e pabesisë,” tha Vasili.

Po pas këtij momenti situata u tensionua më shumë dhe në sallë u hodhën tymuese teksa Ruçi i ndodhur në vështirësi anashkaloi çështjet e tjera dhe vendosi që të bëhej vetëm votimi për Drejtuesen e Prokurorisë së Përgjithëshme. Votimi u krye dhe në fakt u zgjodh më e përfolura e ditëve të fundit, Arta Marku, me 69 vota pro.

Betohem se do i qëndroj besnik Kushtetutës dhe do respektoj rregullat e etikës profesionale,” tha Ruçi.

“Betohem,” u përgjigj Arta Marku.

E pas betimit të saj seanca u mbyll.

Article Logic
Execution time: 0.0040028095245361