INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Scott Disick bëhet i dhunshëm në luftën me Kourtney, ja çfarë i ka bërë të dashurit të saj të ri!

Scott Disick bëhet i dhunshëm në luftën me Kourtney, ja çfarë i ka bërë të dashurit të saj të ri!

Publikuar më: 14:04 31-05-2017

Është një luftë e hapur ish-esh mes Kourtney K dhe Scott Disick, por tashmë po merr përmasa vërtetë të dhunshme!

Ndërkohë që babai pijanec i tre fëmijëve hakmerret duke frekuentuar vajzën e shtatë në po kaq ditë, as Kourtney nuk po qëndron me duart lidhur. Bukuroshja 38 vjeçare ka gjetur një mashkull të ri për veten e saj, modelin Younis Bendjima, i cili është vetëm 23 vjeç. Pikërisht këtu duket se kanë nisur problemet, me Scott që nuk ka qenë aspak i lumtur për këtë fakt. Ai ka marrë masa duke i bërë një telefonatë shumë të dhunshme 23 vjeçarit, ku mësohet se nuk i ka lënë gjë pa thënë. Madje edhe motrat e Kourtney dyshojnë se gjithë parada e femrave që Scott po shpalos është për ta bërë xheloze meqë ajo u përfshi me dikë tjetër. Ndërkohë duket se të gjithë pasojat e rastit po i “ha” Bendjima.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328