INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarri lë jashtë Can dhe Mandzukic nga Champions, mesfushori gjerman i acaruar me vendimin

Sarri lë jashtë Can dhe Mandzukic nga Champions, mesfushori gjerman i acaruar me vendimin

Publikuar më: 12:44 04-09-2019

Lista e lojtarëve të Juventus, që do të marrin pjesë në Champions ka shkaktuar disa polemika të reja në klub. Emre Can dhe Mario Mandzukic ishin dy emrat që ranë në sy për lënien jashtë të kësaj liste. Mirëpo mesfushori i kombëtares gjermane në një intervistë për gazetën Bild ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim të trajnerit.

Ai është shprehur se klubi i Juventus i premtoi diçka tjetër dhe se për këtë shkak refuzoi edhe ofertën nga klubi i PSG-së.

Sipas Can pas rikthimit në klub me kombëtaren gjermane, do të marrë vendimet e tij lidhur me këtë situatë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0023560523986816