INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Kapo: Interneti ka shumë manjakë [VIDEO]

Sara Kapo: Interneti ka shumë manjakë [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 04-02-2018

Po të kërkosh emrin e saj në Google, shikon shumë artikuj të lidhur të dhe deklarata të forta seksuale.
E ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi, Sara Kapo tha se nuk është faji i saj që ftohet ne programe për klipin dhe biseda përfundon tek seksi. Duke fajësuar portalet apo gazetarët, Ermali i drejtohet duke i thënë se nëse i janë dukur pyetjet idjote mund t’ja thoshte kujdo live. Sara shton se ka vendosur të marri gjithçka me sportivitet edhe pse ndonjëherë ka zhurmuar në funksion të klipit që solli. Por a i shkruajnë shumë veta në Instagram nisur nga deklaratat e saj?
“Kam kuptuar sa shumë manjakë ka interneti. Psikopati të frikshme. Njerëz që bëjnë monologje të gjata. Për mua duhet të hapet urgjentisht një bordello. Është duke ndodhur, por nuk ka thjesht këtë emër”- tha ajo.
Sara vijoi duke thënë se kjo ka ndikuar shumë edhe në muzikë, një ndikim që e shikon shumë ballkanik.
Ndiqni të plotë bisedën e Sara Kapos me Ermal Peçi në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.003331184387207