INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo keni bërë sherr me të dashurin? Kujdes, mos bëni më pas këto 5 gjëra!

Sapo keni bërë sherr me të dashurin? Kujdes, mos bëni më pas këto 5 gjëra!

Publikuar më: 12:35 17-10-2017
Zënkat  janë pjesë e jetës  në çift dhe duhet treguar kujdes edhe me  sjelljen ndaj  partnerit.
Ekspertët kanë dhënë disa këshilla në lidhje me menaxhimin e sherreve. Ja disa gjëra që nuk duhet t’i  thoni partnerit pasi ziheni, sipas terapistes së çifteve Lesli M. W. Doares:
 
1. Bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur
Edhe pse është e vështirë të shtireni sikur asgjë nuk ka ndodhur, përpiquni ta bëni këtë gjë. Mënyra më e mirë për të bërë paqe me njërit-tjetrin është të harroni  konfliktin që sapo keni kaluar.
2. Mos bëni status në rrjetet sociale në lidhje me pakënaqësitë që keni me partnerin
Mos u nxitoni të shkruani statuse në lidhje me sherrin që sapo keni kaluar me partnerin tuaj. Nuk është e nevojshme që të gjithë të dinë problemet tuaja personale. Do dëmtoni më shumë lidhjen tuaj.
3.  Mos këmbëngulni në lidhje me sherrin
Ndoshta partneri mund t’ju kërkojë të falur për gjërat që ju ka thënë, prandaj falni. Nuk ja vlen të mërzisni ende veten tuaj, për gjëra që mund të zgjidhen. Fakti që po ju kërkon falje, tregon se po përpiqet të krijojë një atmosferë të mirë në çift.
4. Mos e rikujtoni sherrin edhe në të ardhmen
Mos gaboni duke treguar se jeni person  që nuk harroni lehtë, pasi kjo nuk do ju ndihmojë të ecni përpara në lidhjen tuaj. Mos e rikujtoni sherrin që keni pasur, sepse do vini në dukje edhe më shumë problemet që keni edhe me veten tuaj.
5. Mos u fiksoni te arsyeja e sherrit
Ajo që iku, nuk kthehet më, pasi secili ka mënyrën e vet si i shikon gjërat. Askush nuk do pranonte me siguri se kush e ka fajin. Lërini gjërat të rrjedhin vet!
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787