INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sanremo 2017: Këngëtari shqiptar në vend të tretë

Sanremo 2017: Këngëtari shqiptar në vend të tretë

Publikuar më: 11:43 12-02-2017

Është me siguri një nga arritjet më të mëdha në lëmin muzikor që një shqiptar ka arritur në sytë e muzikës së vërtetë botërore.

Ermal Meta, shqiptar i natyralizuar italian, zuri vendin e tretë në Festivalin e Sanremos, duke na bërë të ndihemi krenar me këtë arritje. Por kush është shqiptari që shumë pak dimë për të?

Ermal Meta, shkruajnë mediat italiane, mbërriti në Itali në moshën 13 vjeçare, ku u transferua në Bari bashkë me familjen. Fillimisht ai nisi të bëj muzikë si kitaris me grupin Ameba4, ku mori pjesën në festovalin e Sanremos në vitin 2006 në seksionin dedikuar të rinjve; me këngën “Qesh.. por ndoshta gaboj”. Gjithmonë me grupin Ameba4, incizon një album të famshmin Sugar Music, shtëpinë diskografike të Caterina Castelit.

Është me siguri një nga arritjet më të mëdha në lëmin muzikor që një shqiptar ka arritur në sytë e muzikës së vërtetë botërore. Ermal Meta, shqiptar i natyralizuar italian, zuri vendin e tretë në Festivalin e Sanremos, duke na bërë të ndihemi krenar me këtë arritje. Por kush është shqiptari që shumë pak dimë për të?

Ermal Meta, shkruajnë mediat italiane, mbërriti në Itali në moshën 13 vjeçare, ku u transferua në Bari bashkë me familjen. Fillimisht ai nisi të bëj muzikë si kitaris me grupin Ameba4, ku mori pjesën në festovalin e Sanremos në vitin 2006 në seksionin dedikuar të rinjve; me këngën “Qesh.. por ndoshta gaboj”. Gjithmonë me grupin Ameba4, incizon një album të famshmin Sugar Music, shtëpinë diskografike të Caterina Castelit.

Pak pas daljes së albumit grupi shpërbëhet dhe në vitin 2007, Ermal Meta krijon grupin La Fame di Camilla, që nga viti 2009 deri më 2012 publikon tre disqe.

Në vitin 2010, Ermal Meta merr pjesë sërish në Sanremo, edhe këtë herë në kategorinë e rezervuar për të rinjtë. Edhe ky grup shpërbëhet dhe që nga viti 2012, Ermal Meta vazhdon karrierën muzikore si solist.

Përvçse këngëtar i vlerësuar, Ermal Meta është i njohur edhe si kompozitur i emrave të famshëm si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri, Franceska Michielin.

Suksesin në festivalin e fundit të Sanremos, Ermal Meta ja ka kushtuar nënës së tij që sipas tij i ka mësuar të mos bindet

La canzone significa ama la tua vita e ama gli altri e fai come ti senti di fare. Dedico il mio terzo posto al festival di Sanremo a mia madre, che mi ha insegnato a disobbedire”.

“Historia mbart mesazhin e mosbindjes, ajo që na bën të lumtur mund të shkojnë nga mosbindja. Kënga sinjifikon të duash jetën, dashuro të tjerët dhe bëj si ta ndjesh. Unë nuk dua të jem retorik: Tregoj histori kur kam për ti treguar dhe më pëlqen ti ndaj ato në mënyrë personale. Nuk është rëndësishme bazë e tregimit. Vendin tim të tretë në festivalin e Sanremos ja kushtoj nënës time, që më mësoi për të mos u bindur”. tha Meta në konferencën për shtyp pas vendit të tretë në Sanremo

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484