INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bularati/ Sandër Lleshi, '52 grekë të padëshiruar në Shqipëri, u cënua sovraniteti'

Bularati/ Sandër Lleshi, '52 grekë të padëshiruar në Shqipëri, u cënua sovraniteti'

Publikuar më: 16:02 09-11-2018

Emri i tij po bën shumë zhurmë në politikën shqiptare. Por Sandër Lleshi duket i vendosur në punën e tij. Një ditë pas ceremonisë së varrimit të shtetasit grek Kaçifas, i cili humbi jetën gjatë përplasjes me armë me policinë shqiptarë 10 ditë më parë, Sandër Lleshi thotë se u cenua rendi kushtetues dhe siguria kombëtare. E në këto kushte vendimi është i prerë për kryesuesin e ministrisë së brendshme. 

Sandër Lleshi:
“Duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:
Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.
Por nuk mbaron këtu. Ministria e brendshme dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese po analizojnë edhe persona të tjerë thotë Sandër Lleshi.
Sandër Lleshi:
“Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj”.
E në fund Sandër Lleshi kishte një porosi të fortë dhe të prerë.
Sandër Lleshi:
“Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506