INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshaj nuk ndalet. Urdhri i dytë për menaxhimin e mbetjeve në Porto Romano [FOTO]

Sandër Lleshaj nuk ndalet. Urdhri i dytë për menaxhimin e mbetjeve në Porto Romano [FOTO]

Publikuar më: 16:40 08-11-2018

Menjëherë sapo mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshi ka dhënë dhe urdhrat e parë. Ndërsa e nisi me punonjësit e administratës në ministrinë e tij, urdhri i dytë është ai që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në Porto Romano. Dhe duket se rezultati i parë është pozitiv. Urdhri i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me sa duket dha efektet e para. Në Porto Romano, zjarrfikëset ndalën djegien e mbeturinave.
Por Durrësi nuk është i vetmi qytet që ka probleme me djegiet në vendgrumbullimet e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit nga tymrat toksikë. Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi urdhrin, probleme janë konstatuar edhe në Vlorë, Kukës e Dibër. Sipas Ministrisë, kjo është një praktikë absurde dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Dikasteri, që drejtohet nga Lleshaj prej së martës, paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit, dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mosveprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë, policia ka ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona, e duke bashkëpunuar me strukturat përgjegjëse në prefektura, bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

sander_lleshi.png

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00095200538635254
    array(1) { ["section"]=> string(92) "sander-lleshaj-nuk-ndalet-urdhri-i-dyte-per-menaxhimin-e-mbetjeve-ne-porto-romano-foto-78058" }