INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung tallet keq me fansat e iPhone, mos e humbisni këtë reklamë se do shkriheni së qeshuri [VIDEO]

Samsung tallet keq me fansat e iPhone, mos e humbisni këtë reklamë se do shkriheni së qeshuri [VIDEO]

Publikuar më: 20:47 08-11-2017

Samsung është tallur me iPhone X në reklamën e re. Kripi, i titulluar “Growing Up”, tallet me mangësitë e iPhone në 10 vitet e fundit, si dhe mbështetësit e Apple që vazhdojnë të mbajnë radhë për produktet e fundit. Reklama e Samsung fillon me premierën e daljes në treg të iPhone në 2007, duke treguar një fans të eksituar që i thotë shokëve, “Gjeje çfarë kam blerë?”
Por gjatë viteve, pronari i iPhone përjeton një zhgënjim të madh me mungesën e përmirësimit, rrezikun e dëmtimeve nëse është në kontakt me ujin, dhe heqjen e vrimës së audios për kufjet e iPhone 7.
Reklama gjithashtu tregon edhe format origjinale të smartfonit, me gjithë cilësitë e tjera.  Në fund, pronari i iPhone e ndërron celularin e tij me një Samsung të ri Galaxy Note 8.
iPhone X ka hyrë në treg të premten e kaluar, dhe është iPhone më i shtrenjtë i historisë me rreth 1,000 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723