INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung dhe Google bashkëpunojnë në RCS Messaging për Android

Samsung dhe Google bashkëpunojnë në RCS Messaging për Android

Publikuar më: 11:40 13-09-2018

Partneriteti i vazhdueshëm me Google-in do të sjellë përvojën e zgjeruar të mesazheve dhe ndërveprimin mes Samsung Messages dhe Android Messages

Samsung Electronics dhe Google njoftuan se po punojnë së bashku për të ofruar një eksperiencë më të zgjeruar të dërgimit të mesazheve në smartphone, duke përshpejtuar inisiativën e industrisë drejt mbulimit dhe ndërveprimit të shërbimeve globale Rich Communication Services (RCS). Ky bashkëpunim do të sigurojë që Mesazhet Android dhe Mesazhet Samsung të funksionojnë në mënyrë të përsosur ndërmjet tyre dhe me mesazhet RCS, duke mundësuar veçori të tilla si aftësia për të biseduar nëpërmjet WiFi, krijimi i bisedave në grup, tregues të leximit të mesazheve dhe shpërndarja e fotove dhe videove me rezolucion të lartë përgjate platformave.

Duke punuar së bashku, Google dhe Samsung do të sigurojnë që klientët e tyre të mesazheve, Android Messages dhe Samsung Messages, të punojnë pa ndërprerje me teknologjitë RCS respektive, duke përfshirë platformat cloud dhe platformat e dërgimit të mesazheve biznes. Deri më sot, Google dhe Samsung kanë bashkëpunuar për të prezantuar teknologjinë RCS tek disa pajisje Samsung; si pjesë e këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm, Samsung do të punojë për t'i sjellë këto karakteristika të teknologjisë RCS edhe në telefonat celular ekzistues * duke filluar me Galaxy S8 dhe S8 +.

Instagram Banner

Në Samsung, ne i përmbahemi një modeli të bashkëpunimit të hapur për të sjellë përvojën premium për klientët tanë për çdo produkt ", tha Patrick Chomet, EVP dhe Shefi i Skuadrës së Inovacionit të Produkteve dhe Shërbimeve, Mobile Communications Business në Samsung Electronics. "Duke avancuar partneritetin tonë të fuqishëm me Google, ne do të sjellim një përvojë më të gjallë të dërgimit të mesazheve për klientët tanë, duke i lejuar ata të bisedojnë pa ndërprerje me miqtë dhe familjen e tyre në platformat e mesazheve. Ky bashkëpunim do t’i japë hov industrisë drejt mesazheve të avancuara dhe mbulimit global RCS. "

Ky bashkëpunim përshpejton më tej adaptimin dhe disponueshmërinë e teknologjisë RCS në nivel global, duke mundësuar një eksperiencë të zgjeruar të mesazheve në të gjithë ekosistemin Android.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268