INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Berlinit, Rama sqaron nëse u fol për negociatat

Samiti i Berlinit, Rama sqaron nëse u fol për negociatat

Publikuar më: 09:37 02-05-2019

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të enjte grupin parlamentar të Partisë Socialistë ku një pjesë të mirë të fjalës ia kushtoi samitit të Berlinit. Rama e cilësoi një dezinformim ekstrem politik dhe mediatik përfshirjen e çështjes së negociatave.

“Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa tërësia e marrëzive dhe ligësive që pasuan në pasqyrat e mediave në Tiranë dhe Prishtinë këtë samit. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që lajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën e theqafjes”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562