INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Jemi në kushtet e grushtit të shtetit"! Sali Berisha del sot me një thirrje për socialistët[VIDEO]

Publikuar më: 11:58 22-02-2019

Ish-kryeministri, Sali Berisha u bën thirrje socialistëve që të largojnë Edi Ramën nga pushteti. Ai pasi ka parë një ekspozitë pikture te muzeu kombëtar ka folur për gazetarët dhe mes të tjerash tha se populli e urren Edi Ramën dhe ai do ndëshkohet rëndë.

"U bëj thirrje socialisëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi e them absolutisht me bindjen më të thellë me të gjitha ndijimet e mija se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dinë që unë kam konstatuar me 16 Shkurt dhe dje atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin ‘90-‘91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. U bëj thirrje socialistëve mos nënvleftësoni situatën se dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Ramën po afron dhe do jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë. Ndaj dhe t’i thërrasë mendjes, atyre që iu ka ngel edhe një nanogram përkushtim dhe atdhedashuri. Të mos lejojë përshkallëzimin. Ky është një revolucion i filluar nga studentët. Studentët kanë një meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshet. Kanë edhe një meritë të dytë sepse e mbërthyen e nxorën lakuriq më zi se në plazhet e botës. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët. U bëj thirrje mediave shoqërisë civile çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik kombëtar", tha Berisha.

Po Berisha ka përmendur sërish grushtin e shtetit.

"Mosbindja civile nuk ka nevojë t'i mobilizojmë se vlon në shpirtin e çdo shqiptari. 72 përqind e shqiptarëve nuk janë për marrëveshje se janë për qërimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Jemi në kushtete grushtit të shtetit", tha ish kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789