INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salah kthehet me gol, por Rusia është ''kockë e fortë'', fiton bindshëm [VIDEO]

Salah kthehet me gol, por Rusia është ''kockë e fortë'', fiton bindshëm [VIDEO]

Publikuar më: 22:06 19-06-2018

Rusia ka marrë fitoren e dytë radhazi mbrëmjen e sotme dhe ka bindur me lojë duke treguar që është me të vërtetë një “kockë e fortë”.

Rusia është kombëtarja e parë që ka siguruar zyrtarisht kalimin për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës. Vendi mikpritës ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Egjiptit 3-1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjes. Egjiptianët kishin shumë shpresa te rikthimi në fushën e lojës i Mohamed Salah, por dëshira dhe atmosfera e rusëve, ja bënë shumë të vështirë, misionin për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

45 minutat e para në fakt ishin të mërzitshme, por pjesa e dytë ishte e ndezur, me vendasit që gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës. Në minutën e 47-të, Fathy në përpjekje për të larguar topin nga zona ka dërguar topin në portën e tij, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës afrikane. Pas këtij goli egjiptianët shthuren në fushën e lojës, duke i lënë shumë hapësira Rusisë, që përfiton. Në minutën e 59-ë, është sërish talenti Denis Cheryshev që gjen rrugën e rrjetës për herë të 3-të në këtë botëror.

Pa kaluar as dy minuta Rusia shënoi edhe golin e tretë me Dzyba. Sulmuesi shtatlartë merr një top të gjatë nga mbrojtja, shmang bukur një mbrojtës, dhe më pas me nj goditje të fortë mposhtë portierin e Egjiptit. Reagimi i miqve vjen me Salah nga pika e bardhë në minutën e 73-të, por ishte i pa mjaftueshëm për t’i prishur festën Rusisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785