INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sabiani i dha përgjigjen EPIKE fansit që i ofendoi vajzën, tani reagon Keisi dhe ka dy fjalë për 'gojët e liga'! [FOTO]

Sabiani i dha përgjigjen EPIKE fansit që i ofendoi vajzën, tani reagon Keisi dhe ka dy fjalë për 'gojët e liga'! [FOTO]

Publikuar më: 23:26 09-02-2019

Ajo është vajza e një prej këngëtarëve më të njohur shqiptar, por tërhoqi vëmendjen e publikut me daljet e saj pranë anëtarëve të grupit OTR mirëpo edhe me fotot e nxehta që publikon në Instagram. Janë pikërisht këto postime provokuese në rrjetet sociale që e bëjnë Keisin të përflitet shumë në mediat online.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar në profilin e saj një foto shumë provokuese, por komenti i saj ishte akoma më shumë provokues duke bërë kështu që një ndjekëse e saj në Instagram të komentonte negativisht mbi këtë foto.

MEDINI.jpg

Ky koment i pakëndshëm ka rënë në sy të super babait protektor të Keisit dhe ai i është përveshur mirë komentueses duke e lënë atë pa fjalë.

E në fakt çdo baba do veprontë si Sabiani!

Tani pasi ky veprim i Sabianit bëri xhiron në rrjet, Keisi ka dy fjalë për 'gojët e liga'. Teka ka shpërndarë këtë lajm në Insta Story, ajo u shkruan ndjekësve dhe jo vetëm se kjo vlen për të gjithë. Por nuk mjaftoi me kaq dhe Keisi i fshiu këto komente nga fotoja./intv.al/

dfgh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018730163574219