INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë surpriza! Zgjidhet KAPITENI përfundimtar i Shqipërisë, ja formacioni zyrtar kundër Jordanisë [FOTO]

Sa shumë surpriza! Zgjidhet KAPITENI përfundimtar i Shqipërisë, ja formacioni zyrtar kundër Jordanisë [FOTO]

Publikuar më: 18:16 10-10-2018

Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet të zbresë në fushë në miqësoren përballë Jordanisë, teksa një lajm i rëndësishëm vjen nga grumbullimi në Elbasan, ku edhe do të luhet ndeshja. Sipas asaj që mëson Telesport, nga burime pranë skuadrës kuqezi, është zgjedhur pasditen e sotme edhe kapiteni i ri i kombëtares. Jo më një rregull që lidhej me numrin e ndeshjeve, por me lidership. Sakaq, formacionet zyrtare kanë dalë pak më parë.

Telesport mëson se ditën e sotme është bërë një mbledhje mes trajnerit dhe futbollistëve dhe kështu është vendosur që shiritin e kombëtares së Shqipërisë ta mbajë në krah përfundimisht Mavraj, për të cilin Panuçi foli mjaft mirë në konferencë. Sakaq, zv kapiten zgjidhet Andi Lila. Mavraj ka luajtur me Shqipërinë 40 ndeshje, ku ka realizuar edhe 3 gola. Mbrojtësi debutoi me kuqezinjtë në startin e epokës “De Biasi”, Qatar-Shqipëri 1-2, në maj të vitit 2012.

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime.

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës, mirëpo rekordi i saj është pjesëmarrja tri herë në Kupën e Azisë, në të cilën dy herë ka arritur në çerekfinale, 2004 dhe 2011. Gjithashtu, referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

rmdn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028171539306641