INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë e duan shqiptarët televizorin, rendin për dekodera!

Sa shumë e duan shqiptarët televizorin, rendin për dekodera!

Publikuar më: 13:30 11-09-2018

Vetëm një ditë pas ndryshimit të epokës të transmetimeve televizive nga analoge në digjitale vihet re se shqiptarët janë shumë të dashuruar me programet televizive. Ata kanë rendur nëpër dyqane për tu pajisur me dekodera digjitalë me qëllim për të mos humbur, lajmet, emisionet apo filmat e preferuara të paktën në 34 kanale televizive që tani mund t'i shohin vetëm në platformat digjitale pa pagesë. Kjo masë që u morr nga AMA lidhet dhe me një nga rekomandimet e Bashkimit Europian. Edhe Kreu i këtij autoriteti, Sala ka sqaruar shqiptarët në lidhje me këtë proces të rëndësishëm, që tashmë është realitet.
“Historia mbi 10 vjeçare e transmetimeve digitale të zëna nuk ekziston më. Për publikun është e rëndësishme se do ketë të paktën 34 kanale pa pagesë,” tha kreu i AMA.
IN Tv me emisione cilësore, edukative dhe argëtuese, por dhe me lajme dhe filma mund ta gjeni fare lehtë në të gjitha platformat digjitale në kanalin 51.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492