INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa prekëse! Shihni letrën rrënqethëse që 'Salome' shkroi për vajzën e saj para se të vdiste [FOTO]

Sa prekëse! Shihni letrën rrënqethëse që 'Salome' shkroi për vajzën e saj para se të vdiste [FOTO]

Publikuar më: 20:16 15-06-2019

Ndarja nga jeta e aktores së famshme Edith Gonzales, e njohur për rolin e saj si Salome në Shqipëri, ka tronditur kinematografinë në Meksikë e më gjerë.

Ajo mbylli sytë të enjten në moshën 54-vjeçare, 3 vjet pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore që u tha se e mposhti në 2017-n.

Edith la pas bashkëshortin dhe një vajzë 14-vjeçare, të cilën e kishte shum ëpërzemër. Një vit më parë ajo madje shkroi një letër për të bijën Constanza.

Constanza erdhi në jetën e Edith Gonzalez kur ishte 40 vjeç dhe kur aktorja besonte se nuk mund do të mund të bëhej më nënë. Megjithatë, ajo u bë forca e saj për të ecur përpara, veçanërisht gjatë luftës kundër kancerit në vezore.

Letra e plotë kushtuar të bijës:

“Një ditë ti më njoftove se po vije, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar, pa ndjenja false. Ndjeva rritjen tënde, ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Dhe kur dole nga mitra ime ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qenie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta. Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente.

Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

what-happened-to-edith-gonzalez-2-1560533515405.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0091919898986816
    array(1) { ["section"]=> string(99) "sa-prekese-shihni-letren-rrenqethese-qe-salome-shkroi-per-vajzen-e-saj-para-se-te-vdiste-foto-96340" }