INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa prekëse ! Ariana Grande bën tatuazh të ri dhe shpjegon kuptimin e tij [FOTO]

Sa prekëse ! Ariana Grande bën tatuazh të ri dhe shpjegon kuptimin e tij [FOTO]

Publikuar më: 18:30 25-05-2018

Ariana Grande ka shpërndarë në Instagram një foto të tatuazhit të saj të ri. 

Këngëtarja e famshme 24 vjeçare, ka zgjedhur të bëjë një bletë dhe arsyeja pse ka zgjedhur pikërisht këtë krijesë është tepër prekëse.

Tatuazhi është një simbol përkujtimor për të rënët në sulmin në Manchester Arena. 

bleta.PNG

 


Këtë javë, në datën 22, u bë plot një vit që nga sulmi i tmerrshëm ku 22 persona humbën jetën pak çaste mbas përfundimit të koncertit të Grandes.


Nuk kishte vetëm viktima, por edhe mbi 800 persona të cilët mbetën të dëmtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga kjo tragjedi. Për nder të të gjithë atyre që sot nuk janë më midis nesh prej këtij tmerri, mijëra njerëz bënë tatuazh një bletë, e cila njihet masivisht si një simbol i të qenurit punëtor dhe gjithashtu simbol i të punuarit në grup.

Përveç fotos që postoi me tatuazhin e ri, Grande postoi edhe një mesazh në Twitter ku shkroi:
"Mendoj për ju, sot dhe çdo ditë tjetër. Ju dua me gjithë forcën time dhe ju dërgoj të gjithë dritën dhe ngrohtësinë që kam për të ofruar në këtë ditë të vështirë".

Article Logic
Execution time: 0.0044481754302979