INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa kushton bashkëpunimi me Mc Kresha? Offchestra e tregon [VIDEO]

Sa kushton bashkëpunimi me Mc Kresha? Offchestra e tregon [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 03-12-2017

Këtë javë jemi prezantuar me bashkëpunimin më të ri të Mc Kreshës dhe Offchestra, këngë që duket se po pritet mjaft mirë nga publiku. I ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçi, lideri i grupit Sezgin Curi tregoi se bashkëpunimi nisi shumë natyrshëm, madje u duk sikur ishtë krijuar enkas për duetin me Kreshën.  I pyetur nga Ermali nëse zgjedhja ishte e menduar më herët, ai tha se janë shumë miq e në momentin që edhe Kresha dëgjoi këngën e pëlqeu menjëhere. Por Mc Kresha është një nga artistët më të kërkuar e paguar, a ka kushtuar shumë ky bashkëpunim? Sezgini tha se gjithçka është finalizuar mes miqsh, ky bashkëpunim nuk ka pasur kosto financiare, apo të jetë paguar Kresha për këngën.

Ndiqni për më shumë bisedën e plotë në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098