INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa keq/ Këngëtarja nuk mund të bëhet nënë! Zbuloni arsyen…[FOTO]

Sa keq/ Këngëtarja nuk mund të bëhet nënë! Zbuloni arsyen…[FOTO]

Publikuar më: 15:49 13-05-2019

Kylie Minogue është një aktore dhe këngëtare Australiane. Ajo ka folur në një intervistë për luftën kundër kancerit të saj të gjirit dhe pranoi se sëmundja e rëndë e pengoi të mos kishte fëmijë.
Në vitin 2005, ajo u diagnostikua me kancer dhe pas kësaj ishte e detyruar t’i nënshtrohej terapisë mjekësore.
Këngëtarja ka dhënë një deklaratë për mediat britanike: “Isha 36-vjeçe kur u diagnostikova. Me të vërtetë, atëherë isha në gjysmën e dytë të jetës sime. Në atë kohë, fëmijët nuk ishin ende në plan, por sëmundja ndryshoi gjithçka. Natyrisht nuk dua të mendoj shumë për këtë, por pyes veten se si do të ishte. Gjithkush thotë se ka shumë opsione, por unë nuk e di. Tani unë jam 50-vjeçe dhe jam shumë më e relaksuar. Nuk mund të them se nuk pendohem për disa gjëra, por mund të them se do të ishte e vështirë për mua të vazhdoja të klasifikoja diçka si një pendim. Ju duhet të pranoni se ku jeni dhe të vazhdoni më tej nga ajo pike”.
Gjithashtu ka zbuluar se ndjen keqardhje për disa gjëra në jetë, por përpiqet të ketë qëndrim pozitiv.

auto_unnamed_41557748208.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775