INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’qenka si Maxi Lopez! Wanda Nara tregon publikisht se si Icardi ia ka bërë ''8 me 2'' dhe duhet të ketë kujdes! [FOTO]

S’qenka si Maxi Lopez! Wanda Nara tregon publikisht se si Icardi ia ka bërë ''8 me 2'' dhe duhet të ketë kujdes! [FOTO]

Publikuar më: 23:10 17-10-2018

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka folur për revistën “TV, Sorrisi e Canzoni” për mënyrën si kujdeset për interesat e kapitenit të Inter. “Mauro e kishte përfunduar kontratën me menaxherin dhe shikonte që unë ndiqja karrierën e motrës sime”, ka thënë Wanda. Në Argjentinë kisha nisur të studioja për juriste, edhe pse më pas u shkëputa. Gjithsesi, ai e di se unë kam nuhatje për këto gjëra”.

“Në fillim e nisa me një kontratë për të drejtat e imazhit, gjëra të vogla, që më pas janë zhvilluar në mënyrë të natyrshme.

Por të gjithë më kanë respektuar në ambientin e menaxherëve, sepse e dinë rolin që më ka dhënë Mauro”.

“Po ta kritikoja te Tiki Taka (emision sportiv italian ku ajo është e ftuar)? Asnjë problem, unë them atë që mendoj. Por Mauro më ka thënë më parë: ‘Po fole keq për mua, do të dërgoj avokatin!”.

DANG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205