INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po e marrim vesh! U rrahën e u gjakosën, flet vajza që bëri sherrin me Baby G: Ja si është e vërteta! [FOTO]

S’po e marrim vesh! U rrahën e u gjakosën, flet vajza që bëri sherrin me Baby G: Ja si është e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 20:44 01-06-2018

Në mediat shqiptare, të enjten bëri bujë të madhe mediatike lajmi se këngëtarja Baby G, ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e saj.

Këngëtarja publikoi në Instagram një seri fotografish, ku shfaqej me shenja të goditurash në fytyrë me gjak e me fasho, duke deklaruar se ishte Bleta Gashi ajo që e kishte sulmuar në Dubai, derisa Baby G ishte e vetme në veturën e saj, në të cilën Gashi kishte sjellë edhe persona të tjerë.

Baby G, ka thënë se në Emiratet e Bashkuara, kishte shkuar për të realizuar klipin e Bleta Gashi e ka rrahur dhe e ka lënë të vetme në autostradë. Baby G e irrituar me situatën, ka postuar vazhdimisht në Instagram detaje nga kjo ngjarje, ndërsa Gashi e ka mohuar ta ketë sulmuar e para.

bejbi.jpg

 

Së fundmi modelja Bleta Gashi e cila jeton në Zvicër ka treguar për një intervistë për ‘Indeksonline’ edhe versionin e saj të ngjarjes, ku rrëfeu se gjithë faji ishte i Baby G dhe se ajo nuk e kishte rrahur, por këngëtarja është shtirë për gjithçka.

Baby G e kam pas shoqe. Ajo ka qenë te familja ime, ka fjete aty, i kemi ndihmu për gjithçka. Bashkë me veturën e vëllait dhe një shoqe vendosëm të bëjmë një shëtitje në Zvicër. Rrugës ajo kishte marrë me vete sallatë për tu ushqyer. Por, vëllai kishte veturën e re dhe nuk duronte që as ajo apo askush të ushqehej në veturë sepse nuk mund ta duronte aromën, sidomos të sallatës tuna me të cilën ushqehej."

"Unë i thashë me të butë që vëllai nuk preferon që dikush të ushqehet në veturën e tij. Më pas vëllai prapë insistoi që mos të ushqehej askush në veturë sepse nuk mund ta duronte aromën. Pas insistimit tonë, ajo filloi të bëhej arrogante. Filloi të bërtiste dhe të ofendonte me të madhe. Më pas nga frika se mund të ndodhte diçka më e madhe, vëllai e ndaloi veturën në autostradë. Me të ndaluar, ajo ma hedh sallatën për fytyre. Filloi të sillte, ndërsa në një moment më goditi me shkelëm në bark”, ka treguar Bleta.

Më pas ajo ka vijuar të tregojë se kur ka mbërritur ambulanca Baby G është shtirur sikur është vrarë dhe është shtrirë në autostradë.

“Duke u mbrojtur, e kam prekur me thua në fytyrë, madje e kam prishur edhe thoin. Askush s’e ka prek me dorë, veç një grithje të lehtë e ka pas. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Ajo u shtir sikur ishte dhunuar aq shumë, por se vetëm po bënte filma. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndërsa të nesërmen ajo ka shku në Dubai, sikur ta planifikonte tërë këtë ngjarje” përfundoi bukuroshja brune.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227