INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka përçarje mes opozitës, Vasili: Aksioni do jetë shumëplanësh

S’ka përçarje mes opozitës, Vasili: Aksioni do jetë shumëplanësh

Publikuar më: 10:04 17-09-2019

Mes partive të opozitës nuk ka përçarje dhe aksioni në vijim do të intensifikohet, ka deklaruar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. "Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën”, ka deklaruar Vasili. Ai ka vijuar duke theksuar se opozita është e vendosur të çojë deri në fund aksionin e saj. “Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione", është shprehur Vasili.

Mbrëmjen e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim informal me aleatët.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768