INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më dreka dhe darka festive për administratën

S’ka më dreka dhe darka festive për administratën

Publikuar më: 09:49 06-12-2018

Ishte e zakonshme që çdo fundvit institucionet shtetërore organizonin dreka dhe darka festive. Por këtë vit kjo nuk do të ndodh, bazuar në një urdhër i Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në bazë të urdhrit, insitucioneve u ndalohet të hapin tendera me qëllimin organizimin e drekave apo darkave për ndërrimin e viteve. Kjo masë vijen më qëllimin që institucionet të ulin shpenzimet proceduriale.

“Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale. Agjencia e Prokurimeve Publike sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura prokurimi me fonde nga buxheti i shtetit të cilat kanë si objekt prokurimi dreka/darka festive”, thuhet në urdhër.

 urdhri_i_app.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003108024597168