INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia sfidon SHBA e NATO-n, dërgon në Turqi një sistem të avancuar raketash

Rusia sfidon SHBA e NATO-n, dërgon në Turqi një sistem të avancuar raketash

Publikuar më: 13:29 12-07-2019

Rusia ka nisur të dërgojë në Turqi një sistem të avancuar të raketave.

Një veprim që pritet të shkaktojë zemërimin e SHBA-së dhe të ndërmarrë sanksione kundër një aleati të fuqishëm të NATO-s sikundër është Turqia.

Pjesët e para të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 u dërguan në një bazë ajrore ushtarake pranë kryeqytetit Ankarasë, bëri me dije ministria turke e mbrojtjes, duke vulosur marrëveshjen e Turqisë me Rusinë, të cilën Uashingtoni kishte luftuar për muaj për të parandaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se pajisja ushtarake ruse nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe se blerja mund të çojë në dëbimin e Ankarasë nga një program i raketave.

Nga ana tjetër edhe raportet mes Turqisë dhe BE nuk janë shumë të qeta.Bashkimi Europian ka vendosur të ndëshkojë Turqinë për kërkimet në ujërat territoriale të Qipros.

Konkretisht, Brukseli ka vendosur të ndërpresë financimet dhe çdo dialog të nivelit të lartë me Ankaranë.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793