INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia nis ‘Titanikun bërthamor’ [VIDEO]

Rusia nis ‘Titanikun bërthamor’ [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 30-04-2018

Rusia ka nxjerrë për të parën herë në det termocentralin lundrues, të etiketuar si “Titaniku bërthamor”.

Anija ‘Akademik Lomonosov’, centrali i parë lundrues bërthamor rus (FNPP), ka nisur këtë të shtunë udhëtimin e tij të parë nga Shën Petersburg.

“Fabrika lundruese” do të marrë karburant bërthamor në këtë port dhe pastaj do të udhëtojë në Lindjen e Largët të Rusisë. ‘Akademik Lomonosov’ pritet të vihet në shërbim në vitin 2019 në Arktik, jashtë brigjeve të Chukotka afër portit të Pevek.

FNPP ka dy reaktorë KLT-40S, të aftë për të prodhuar deri në 70 megavat energji elektrike dhe 50 gigakalori në orë energji ngrohëse.

Reaktorët janë një modifikim i ri i njësive të KLT-40M të përdorura nga akullthyesja bërthamore e tipit Taymyr. Ndërsa detyra kryesore e FNPP është të furnizojë vende të largëta industriale, si dhe platformat në det të hapur të gazit dhe naftës, me energji elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0042529106140137