INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia kërkon të kolonizojë Marsin. Putin zbulon planin e Kremlinit

Rusia kërkon të kolonizojë Marsin. Putin zbulon planin e Kremlinit

Publikuar më: 13:12 15-03-2018

Rusia do të nisë misione në Mars si pjesë e përpjekjes për të kolonizuar Planetin e Kuq. Vladimir Putin ka zbuluar planin e Rusisë për të nisur një seri misionesh në Mars vitin e ardhshëm. Presidenti rus tha se programi do të fillojë në vitin 2019. Njoftimi vjen vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit. Duket se Moska është e vendosur që të “pushtojë” Marsin duke konkurruar misionin e NASA-s për eksplorimin e planetit, projekt ky në vlerën e 1.5 miliardë paundëve. Putin zbuloi se misioni më i afërt do të jetë shumë shpejt. “Ne planifikojmë të nisim një mision në Mars në vitin 2019”-deklaroi kreu i Kremlinit.  Nisma e Rusisë vjen pasi NASA zbuloi përpjekjet e veta për eksplorimin e planetit të kuq. “Mars 2020” është pjesë e Programit të NASA-s për Eksplorimin në Mars, një përpjekje afatgjatë e eksplorimit robotik të planetit të kuq. NASA shpreson se misioni do të ndihmojë për t'iu përgjigjur pyetjeve kyçe rreth mundësive për zhvillimin e jetës në Mars. Misioni gjithashtu ofron mundësi për të mbledhur njohuri dhe për të demonstruar teknologji që adresojnë sfidat e ekspeditave të ardhshme njerëzore në Mars, duke përfshirë prodhimin e oksigjenit nga atmosfera në Mars si dhe identifikimin e ujit.

Article Logic
Execution time: 0.0014009475708008