INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ VAR: Në 13 ndeshje akordohen 8 penallti, mesatarisht 0.61 penallti për ndeshje

Rusi 2018/ VAR: Në 13 ndeshje akordohen 8 penallti, mesatarisht 0.61 penallti për ndeshje

Publikuar më: 09:41 20-06-2018

Sistemi “Video Assistant Referee” ose siç njihet ndryshe sistemi VAR, ka shkaktuar një revolucion të vërtetë në ndeshjet e para të Botërorit të Rusisë, e këtë e tregojnë shifrat.

Në 13 ndeshjet e para, arbitrat kanë akorduar 8 penallti, duke regjistruar një mesatare prej 0.61 penallti për ndeshje.

Ndërhyrja e parë e vërtetë e “VAR”-it u pa në ndeshjen mes Francës e Australisë, në penalltinë e fituar e të ekzekutuar saktë nga Griezmann, që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së Deschamps.

Ndërhyrja e sistemit “VAR” u desh edhe në Kroaci-Nigeri, pas një faulli të fituar nga Mandzukiç, e Modriç me qetësinë që e karakterizon e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe Peruja e pati mundësinë e saj me një 11-metërsh të fituar pas rënies në zonë të Cuevas. Arbitri verifikoi në ekran episodin, por peruanët e humbën mundësinë e shënimit.

Polemika pati në Suedi-Kore e Jugut. Viktor Claesson ra në zonë, por arbitri vijoi lojën. Koreja nisi sulmin drejt zonës suedeze, kur arbitri kërkoi të verifikojë episodin në “VAR” duke dhënë penallti, diçka që nuk u kontestua nga koreano-jugorët.

Tunizia barazoi përkohësisht rezultatin 1-1 ndaj Anglisë, pas një penalltie të dhënë për një faull nga Ben Youssef.Arbitri i ndeshjes mori konfirmimin nëpërmjet kufjeve nga kolegët e tij.

Sigurisht, jo në të gjitha aksionet është dashur verifikimi i episodeve me “VAR”, por fakti që tashmë ekziston teknologjia, i jep arbitrave një siguri që më parë nuk ekzistonte, pasi kanë mundësi që të rishohin aksionet për të ratifikuar më pas edhe vendimet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115