INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Belgjika nuk i trembet Francës, ja çfarë thotë trajnieri Martinez

Rusi 2018/ Belgjika nuk i trembet Francës, ja çfarë thotë trajnieri Martinez

Publikuar më: 11:29 10-07-2018

Luhet sot në orën 20:00 përballja mes çiftit të parë gjysmëfinalist Francë-Belgjikë.

Një ndeshje në fakt që të gjithë mezi e presim, pasi të dyja skuadrat kanë treguar një formë shumë të mirë dhe asnjëra prej tyra nuk do ta ketë të thjeshtë.

“Kemi një mundësi unike dhe duam ta shfrytëzojmë. Kemi dy vjet që punojmë shumë për të qenë më të mirët e botës”.

Kështu është shprehur Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, në prag të gjysmëfinales së Botërorit ndaj Francës.

Ndërsa Kevin De Bruyne theksoi se skuadra ka presion, por shtoi se të gjithë do të japin maksimumin kur të jenë në fushë.

“Në ndeshje të tilla duhet të kesh edhe fat. Varet gjithçka nga dëshira që do të kemi, talenti, stërvitja dhe fati”, deklaroi mesfushori i Manchester City.

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555