INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rumani, referendum për mbrojtjen e familjes tradicionale, jo martesa të së njëjtës gjini

Rumani, referendum për mbrojtjen e familjes tradicionale, jo martesa të së njëjtës gjini

Publikuar më: 12:31 06-10-2018

Qytetarët në Rumani po votojnë në referendumin për të rishikuar Kushtetutën e këtij shteti, që do të bënte më të vështirë legalizimin e martesave së të njëjtës gjini.

Amendamentet e propozuara do të ndryshonin përkufizimin e familjes, duke thënë se martesa është një “bashkim ndërmjet një burri dhe një gruaje”, në vend të “bashkimit midis bashkëshortëve”.

Një grup konservatorësh ka iniciuar këtë referendum që do të mbahet më 6 dhe 7 tetor. Ky referendum po mbështetet nga Kisha Ortodokse Rumune.

Që referendumi të jetë i vlefshëm, 30 për qind e trupit votues duhet të dalin në votime.

Ky ndryshim i propozuar do të parandalonte çdo përpjekje për të legalizuar martesën mes së njëjtës gjini përmes ndonjë ligji. Ligji në

Rumani tashmë ndalon martesat e homoseksualëve.

Ndërkohë, kundërshtarët paralajmërojnë se kjo po bëhet në kurriz të çifteve të të njëjtit seks, prindërve beqarë, por edhe fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998