INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të DASH/ Në fokus situata politike e vendit

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të DASH/ Në fokus situata politike e vendit

Publikuar më: 20:09 05-04-2019

Deputetja e PD Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim ditën e sotme me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Jonathan Moore.

Siç shkruan Hajdari, në qendër të vëmendjes gjatë takimit ka qenë situata politike në të cilën ndodhet vendi, pas daljes së opozitës nga Parlamenti.

Deputetja e PD, e cila nuk pranoi të digjte mandatin ka theksuar se aktorët politikë kanë përgjegjësinë që të angazhohen në gjetjen e një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t'i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.003065824508667