INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Dembacaj flet troç: U njohëm në servisin e makinave, bashkëshortin e  ngacmova vetë  e para  [FOTO]

Rudina Dembacaj flet troç: U njohëm në servisin e makinave, bashkëshortin e ngacmova vetë e para [FOTO]

Publikuar më: 21:58 02-12-2017

Aktorja Rudina Dembacaj është dalluar gjithnjë për sportivitetin dhe humorin që e karakterizon.

Ajo shihet si një ndër personazhet më simpatike edhe  në emisionin që drejton.

Së fundmi ajo ka pranuar një sfidë kërcimi dhe ëhstë një nga konkurentet e këtij edicioni të ‘Dance Ëith me”.  Në një intervistë të dhënë së fundmi Rudina ka folur edhe për jetën e saj familjare dhe bashkëhsortin i cili për fatin e saj të mirë është goxha mirëkuptues.

Por aktorja na zbulon edhe një detaj interesant sa i takon njohjes me bashkëshortin.

‘Im shoq është inxhinier mekanik, ka një servis të vetin, aty ku e njoha unë se mu prish makina. Ai në fillim s’ma varte fare, e gjuaja unë. Mua më prishej pak si shpesh por ai e rregullonte shpejt, rrëfen Rudina. 

42294-640-0-59ce57071c2f1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939