INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi propozon rivotim për çështjen e Kryeprokurorit. Vendimi...

Ruçi propozon rivotim për çështjen e Kryeprokurorit. Vendimi...

Publikuar më: 11:41 18-12-2017

Pas disa minutash ndërprerje nis sërisht kuvendi, ku Sali Berisha morri fjalën dhe tha: “Rama është një fundërrinë, që cënon fjalën e lirë. Do t’i qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë e fije për fije kryepisit të Shqipërisë, këtij horri.”
Në këtë moment u hodh e Basha që tha se “Në emër të gjithë opozitës parlamentare keni një kërkesë me shkrim nga grupet parlamentare. Është detyra jote, e të gjithëve, të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës. Kushtetuta është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta ta ndalon të bësh kapjen e kryeprokurorit, Reforma në Drejtësi e ndalon gjithashtu. Prokurori nuk mund të zgjidhet me më pak se 3/5 e votave, pa vetting. Mbi kërkesat ke urdhrin sublim të sovranit, tërhiqu nga shkelja e Kushtetutës, ndryshe opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër, por të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës.”
Basha u mbështet dhe nga Kryemadhi, që shtoi se asnjë prokuror nuk i pastron paratë e drogës që mbulojnë gakun e shqiptarëve. Kryeprokurori i Përkohshëm nuk është në rend dite.
E këto reagime detyruan Ruçin të merrte vendimin që të rivotohej nëse votimi për kryeprokurorin të vijonte apo të shtyhej.

Po sipas votave çështja e kryeprokurorit qëndroi në rend dite. Ndërkaq deputetët e opozitës goditën me duar tavolinat në shenjë proteste.

Article Logic
Execution time: 0.0027720928192139