INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga me ngrica, aksidentohet autobusi me pasagjerë në Shkodër

Rruga me ngrica, aksidentohet autobusi me pasagjerë në Shkodër

Publikuar më: 11:49 10-01-2019

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në Shkodër, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Raportohet se autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anën tjetër si pasojë e ngricave. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por pasagjerët dhe shoferi kanë kaluar momente paniku. Siç bëhet e ditur, në autobus kanë qenë rreth 20 persona, mes të cilëve edhe fëmijë.

Ndërkohë, reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë natës, kanë izoluar disa fshatra dhe kanë bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541