INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rruga e Kombit”, Meta: Keqardhje, evitoni dhunën, vetëpërmbajtje dhe dialog

“Rruga e Kombit”, Meta: Keqardhje, evitoni dhunën, vetëpërmbajtje dhe dialog

Publikuar më: 14:38 31-03-2018

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Rrugën e Kombit.

Meta shprehu keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës, duke bërë thirrje për evitimin e dhunës.

Ai apeloi për evitimin e dhunës, për vetëpërmbajtje dhe dialog me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje.

Për rreth tre orë qytetarët kanë protestuar në Kalimash duke kundërshtuar taksën e re mbi Rrugën e Kombit. Nuk mungoi përplasja me policinë, hedhja e gurëve apo edhe të lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0032668113708496