INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rruga drejt BE s’do t’u pëlqejë’! PS e PD përplasen në sy të Vlahutin

‘Rruga drejt BE s’do t’u pëlqejë’! PS e PD përplasen në sy të Vlahutin

Publikuar më: 15:04 25-04-2018


Romana Vlahutin:
“Dëgjova fjalën dhuratë. Nuk ka asnjë dhuratë në këtë proces. Ky është një proces kirurgjik, është mjaft evaziv deri në pikën ku hera herës nuk do t’ju pëlqejë. Por si i tillë më duhet t’ju them se është një proces i së vërtetës”.
Edhe pse u pa si shenjë pozitive pjesëmarrja e opozitës në komisionin e integrimit, ku ambasadorja e BE Romana Vlahutin prezantoj raport progresin dhe ishte e drejtpërdrejtë në mesazhet e saj, politika shqiptare e tregoj edhe një herë se konflikti politik dominon mbi gjithçka. Opozita nuk nguroj të ngrejë të gjitha shqetësimet çka solli reagimin e menjëhershëm të shumicës.
Bled Çuçi:
“Sot është dita ti largohemi retorikës të përgjithshme politike dhe të shohim një panoramë më të përgjithshme dhe të ulemi e ta marrim seriozisht rrugëtimin që fillon pas qershorit”.
Enkelejd Alibeaj:
“Po deri atëherë besoj kërkohet seriozitet dhe kërkohet punë. Dhe është e rëndësishme se cila do të jetë qasja politike e palëve të këtij vendi. Unë besoj që ka vetëm një qasje që duhet të përqafohet nga të gjithë. E vërteta”.
Elisa Spiropali:
“Ne nuk mund ta duam Shqipërinë më pak seç e duan atë përfaqësuesit e vendeve të huaja apo të BE që janë këtu”.
Jorida Tabaku:
“E dashur Elisë, kur i referoheshim retorikës kundër kolegëve i referoheshim pikërisht kësaj. Procesi i integrimit kërkon të jesh realist dhe jo romantik dhe proverbial”.
Por Vlahutin ishte e drejtpërdrejtë ndaj klasës politikës shqiptare të cilët i kërkoj jo vetëm bashkëpunim por vepra konkrete në zbatimin e detyrave të Brukselit.
Romana Vlahutin:
“Kjo është një punë brezash, është ambicie dhe do të mbetet e tillë. Të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë më tepër konsensus dhe do t'ju kërkoja jo vetëm konsensus me fjalë, por edhe konsensus në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Ajo çka është më me rëndësi është vullneti politik, pa vullnet politik nuk ka mënyrë si vendi të përparojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334