INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrogat e ulëta nuk pengojnë shqiptarët të kursejnë. Në krye të listës Tirana

Rrogat e ulëta nuk pengojnë shqiptarët të kursejnë. Në krye të listës Tirana

Publikuar më: 12:36 06-09-2019

Shqiptarët e varfër e të pasigurt për vendet e punës janë të detyruar që një pjesë të parave që marrin t’i kursejnë.

Të dhënat zyrtare kanë treguar në Shqipëri një individë ka mesatarisht 330 mijë lekë ose rreth 2.700 euro kursime në banka.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë duke pjesëtuar vlerën e depozitave të individëve me numrin e popullsisë, listën e kursimeve sipas qarqeve e kryeson Tirana.

Banorët e kryeqytetit mesatarisht arrijnë të kursejnë 392 mijë lekë për frymë. Qarku Vlorë vjen pas Tiranës për depozita bankare, me 347 mijë lekë kursime për frymë.

Lezhianët janë ata që kanë më pak kursime. Qarku Lezhë renditet i fundit me 150 mijë lekë kursime për për frymë, ndërsa Fieri me 173 mijë lekë për frymë.

Megjithëse duke parë vlerën e depozitave mund të konsiderohemi një shoqëri me prirje të lartë për të kursyer, Shqipëria ka pabarazi të lartë. Shtresa e mesme që duhet të dominonte pothujase është inegzistente.

Gjithësesi sipas statisikave janë vetëm 91 mijë individë të cilët zotërojnë rreth 4.1 miliardë euro ose rreth 56% e totalit të depozitave të individëve.

Gjithë depozituesit e tjerë, që përbëjnë 97% të numrit të përgjithshëm të marrë së bashku, zotërojnë rreth 3.2 miliardë euro ose rreth 44% të depozitave të individëve.

Article Logic
Execution time: 0.0024709701538086