INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritje drastike për shitjet e smartwatch

Rritje drastike për shitjet e smartwatch

Publikuar më: 16:12 05-11-2018

Tregu i smartwatch po rritet në një ritëm të qëndrueshëm. Në tremujorin e tretë, dërgesat globale regjistruan + 67% nga viti në vit, duke arritur në 10 milionë njësi krahasuar me 6 milionë pajisje të regjistruara në të njëjtën periudhë në 2017. Të dhënat janë dhënë nga hulumtuesit e Strategy Analytics, të cilët konfirmojnë udhëheqjen e Apple. Ndërmjet korrikut dhe shtatorit, kompania nga Cupertino ka shpërndarë 4.5 milionë Apple Watch, 25% më shumë se 3.6 milionë të vitit të kaluar.

Instagram Banner

"Apple është duke u përballur me konkurrencën në rritje nga Samsung dhe Fitbit", thonë analistët, të cilët mendojnë se Apple Watch Series 4 ishte "një shtesë absolutisht e nevojshme për arsenalin e Apple".

Fitbit, në sajë të smartwatchit Versa, renditet e dyta në treg me 1.5 milion njësi të dorëzuara (ishte zero një vit më parë).
©insmart.al

Më shumë në këtë kategori: « Instagram ndryshon dizajnin
»
Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812