INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet me 5% numri i studentëve në ciklin 2018-2019! Njihuni me degët më të preferuara

Rritet me 5% numri i studentëve në ciklin 2018-2019! Njihuni me degët më të preferuara

Publikuar më: 12:10 16-05-2019

Të rinjtë shqiptarë nuk heqin dorë nga arsimi i lartë edhe pse tregu i punës nuk ofron shumë mundësi. Këtë vit akademik numri i studentëve të regjistruar në universitete u rrit. Sipas INSTAT në auditorë shkuan139.043, të rinj. Krahasuar me ciklin akademik 2017-2018 numri i studentëve është rritur me rreth 5%.

Po kush janë degët e preferuara? Vendin e parë e mban biznesi, i ndjekur nga administrimi dhe drejtësia. Pavarësisht se tregu është i mbingopur me këto profesione në krahasim me një vit më parë numri i studentëve që zgjodhën të studiojnë në këto profile u rrit me 11%. Fusha e dytë, ku janë regjistruar më shumë studentë janë degët e mjekësisë. Janë regjistruar 20.727, të rinj ose rreth 4% më shumë se një vit më parë.
Ndërsa studentët që janë regjistruar në fushat e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit janë 20.019. Edhe në këto degë numri i të regjistruarve është rritur me 7%. E veçantë këtë vit është rritja e interesit për të studiuar në degë si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit apo edhe në Shërbime.
Kurse në shkencat sociale, gazetari dhe informacion janë regjistruar 10% e totalit të studentëve mbi 14 mijë.
Nga të dhënat vërehet se pavarësisht se qeveria u përpoq të nxisë studentët që të zgjedhin shkencat e arsimit madje shtoi dhe numrin e bursave degët e mësuesisë njohën rënie të studentëve të regjistruar, me 6% më pak.
Rënie pati dhe tek fusha të tjera si artet dhe shkencat humane.

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043