INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrinë kot! 1 në 4 të rinj në Shqipëri as shkollohen as punojnë

Rrinë kot! 1 në 4 të rinj në Shqipëri as shkollohen as punojnë

Publikuar më: 11:43 22-03-2019

Një pjesë e të rinjve shqiptarë dhe kosovarë janë totalisht parazitë. Ata as nuk punojnë as nuk shkollohen. Sipas një raporti të Bankës Botërore për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Kosovën kanë normën më të lartë në rajon të të rinjve të cilët nuk janë të angazhuar. 1 në 4 të rinj që i përkasin moshës nga 15-24 vjeç nuk punojnë as shkollohen.

Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, rreth 25.9% e të rinjve nuk merren me asgjë. Në shtetet e tjera të rajonit, situata është më mirë. Në Serbi vetëm 17% e të rinjve nuk angazhohen në tregun e punës dhe në arsim.
Më pak të angazhuara janë vajzat e reja, ndërsa për meshkujt situata është disi më mirë, pasi rreth 75% e tyre kanë një punë apo ndjekin universitete.
Sa i përket papunësisë te të rinjtë rezulton në Shqipëria 27.3% e të rinjve nuk gjenë punë, por jemi vendi i dytë në Ballkan, pasi na i kalon Mali i Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719