INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrihen barbarisht sepse flisnin shqip/ Në gjendje të rëndë një shqiptar

Rrihen barbarisht sepse flisnin shqip/ Në gjendje të rëndë një shqiptar

Publikuar më: 10:24 08-10-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Serbi. Dy të rinj shqiptarë janë rrahuar në mënyrë brutale në Serbi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Novi Sad, ku njëri prej shqiptarëve ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën. Edhe shqiptari tjetër ka marrë lëndime të rënda, por pa rrezik për jetën. Siç raporton televizioni nacional N1 disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar në një stacion dy të rinjtë shqiptarë me iniciale G.B dhe C.M. Dyshohet se ata kanë qënë duke folur shqip me njëri-tjetrin në momentin që janë sulmuar. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të 4 personave, që mendohet se kanë sulmuar dy shqiptarët.
Në një deklaratë, autoritetet serbe thonë se shqiptari C.M ka dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Vojvodinës, por përsëri jeta e tij është në rrezik. Në një deklaratë nga presidenti i Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha thuhet:
"Apelojmë te autoritetet kompetente për të sjellë autorët e këtij incidenti sa më shpejt të dalin para drejtësisë.”

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719