INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezikonte jetën! Një nënë nga Burreli mundi të lindë fëmijën e 8-të[FOTO]

Rrezikonte jetën! Një nënë nga Burreli mundi të lindë fëmijën e 8-të[FOTO]

Publikuar më: 13:17 11-01-2019

Një shtatëzënë që rrezikonte jetën për shkak të komplikacioneve ja doli të lindë fëmijën e tetë. Ajo u transportuar me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë. Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ka sqaruar se nëna është paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit dhe mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim 24 orësh në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.
Pas këtij vlerësimi ajo është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8-të.

nnnnn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030529499053955