INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezik: Po ju vidhen mesazhet e Facebook

Rrezik: Po ju vidhen mesazhet e Facebook

Publikuar më: 08:27 04-11-2018

Mesazhet private në Facebook se fundmi po shiten në internet nga nje grup i organizuar hakerash.

Dhjetra mijëra biseda sekrete të njerëzve po tregtohen pa dijeninë e tyre, sipas një raporti të BBC.

Mbi të gjitha, të paktën 81,000 mesazhe janë duke u shitur ,ekspozuar në internet, sipas ketij raporti. Shumë prej tyre jane nga Ukraina dhe Rusia, por shumë më tepër ishin nga përdoruesit në Britani të Madhe, SHBA, Brazil dhe vende të tjera. Llogaritë e kompromituara që u kapën në hack janë duke u shitur për vetëm 0,10 dollarë secila, sipas raportit.

Ky problem duket se nuk ka ardhur nga vetë Facebook, pavarësisht nga një sërë skandalesh qe ka pasur me të dhënat dhe sigurine e tyre. Në vend të kësaj, duket se ka qenë pasojë e shfletuesve të cilat instalohen në kompjuterët e njerëzve dhe pastaj janë në gjendje të shikojnë aktivitetin e tyre dhe të hyjnë në llogarinë e tyre.

Facebook tha se kishte kontaktuar kompanitë e shfletuesve për të siguruar që adds on nuk përdoreshin më. Por këshilloi përdoruesit e tij që të kontrollojnë extation-at që kanë instaluar dhe të heqin çdo gjë që mund të jetë me qëllim të keq.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457