INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullat e reja për ndihmën ekonomike, njihuni me to

Rregullat e reja për ndihmën ekonomike, njihuni me to

Publikuar më: 09:43 06-09-2019

Miratohet një vendim i ri nga Këshilli i ministrave për përfitimin e ndihmës ekonomike. Kategoritë që përfitojnë janë pesë, familjet në nevojë, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se dy fëmijë në familjet në nevojë, viktimat e trafikimit dhe ato të dhunës në familjë.
Fillimisht familjet që aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike duhet të dërgojnë të dokumentat pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinët ku kanë vendbanimin. Dokumentet kryesore, janë karta e identitetit, certifikata e pronësisë, ndërsa për familjet në nevojë që kanë fëmijët në shkollë duhet të paraqesin dhe vërtetimin e shkollës. Ndërkaq familjet në nevojë që kanë në përbërje të tyre dhe persona me aftësi të kufizuar duhet të dozojnë vërtetimin e komisionit mjekësor.
Kurse jetimët të cilët nuk janë nëpër jetimore ndër dokumentet që ju nevojiten janë kopja e kartës së identitetit dhe kopja e noterizuar për statusin e jetimit. Për jetimët që janë në shkollë duhet dhe vërtetimi për ndjekjen e shkollës. Familjet në nevojë duhet të dorëzojnë dhe dokumentat e vaksinimit të fëmijëve dhe viktimat e dhunës të dorëzojnë urdhrin e mbrojtjes.
Në një të pjesë e vendimit të ri janë dhe arsyet që ndikojnë në përjashtimin nga ndihma ekonomike. Ata janë personat që nuk tërheqin para për një periudhë 6 mujore, refuzojnë verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, fshehin informacionin apo kryejnë deklarime të rreme, personat që kryejnë ndarje të qëllimshme të antarëve të familjes edhe pse jetojnë në të njëtën strehë.
Për një periudhë një vjeçare do të përjashtohen personat që në përbërje të tyre kanë një individ që është në moshë për të punuar dhe refuzon ofertat e përshtatshme të ofruara nga zyra e punës dhe personat që kanë kryer më shumë se një deklarim të rremë.

Kategoritë përfituese:
-Familjet në nevojë
-Jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,
-Prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh në familjet në nevojë
-Viktimat e trafikimit
-Viktimat e dhunës në familje
Dokumentet për apikimin e ndihmës ekonomike
-Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve.
-Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës /vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
-Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni i përcaktuar në pikën 4.1, të këtij kreu paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort. Krahas këtij dokumentacioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese.
-Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
-Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.
-Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen, paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer, sipas kalendarit të detyrueshëm për grupmoshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.
-Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, paraqesin edhe vërtetimin e lëshuar nga institucioni arsimor, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar një herë brenda një viti shkollor.
Dokumentat për jetimët që aplikojnë për ndihmë ekonomike:
-kopjen e kartës së identitetit;
-kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për statusin e jetimit, të ndryshuar;
-për jetimët që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës, të lëshuar nga shkolla, i cili paraqitet 2 (dy) herë brenda vitit akademik, për të përfituar pagesën shtesë;
Dokumentat për viktimat e trafikimit:
-kopjen e kartës së identitetit;
-vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.
Dokumentat për viktimat e dhunës në familje:
-kopjen e kartës së identitetit;
-urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379