INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja në 2018-ën, ja çfarë ndryshon nëpër botë që nga 1 Janari!

Rregulla të reja në 2018-ën, ja çfarë ndryshon nëpër botë që nga 1 Janari!

Publikuar më: 21:44 01-01-2018

Çmimet e biletave të trenit në Britani do rriten përsëri në 2018, me 3.4% këtë here, ndërsa banorët e Kalifornisë do jenë në gjendje të blejnë marijuanë ligjërisht për qëllime argëtuese. Njerëzit në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe do paguajnë më shumë taksa ndërsa Kina nuk do mbledhë më plehrat e botës. Këto janë disa nga ndryshimet që hyjnë në forcë ndërsa bota akoma feston Vitin e Ri.

Në SHBA, banorët e New York-ut do kenë të drejtë për pushime familjare më të gjata dhe 40 vite pas verës së dashurisë, të gjithë në Kaliforni më në fund do jenë në gjendje të blejnë marijuanë për argëtim. Disa parqe kombëtare do jenë më të të shtrenjta për t’u vizituar ndërsa Valleta në Maltë dhe Leeuëarden në Holandë do fillojnë të shijojnë statusin si kryeqytete të kulturës europiane.

Sakaq do jetë më e vështirë të merrni nënshtetësinë zviceriane dhe shumë më shtrenjtë të rrini në Greqi dhe Hawaii për shkak të taksave të reja për turistët, dhe nëse do udhëtoni me makinë në Ukrainë, do shikoni që kufiri i shpejtësisë në vendet urbanë është ulur nga 60 km/orë në 50 km/orë.

Në Finlandë do lejohet të shitet alkool më i fortë në dyqanet e ushqimeve ndërsa Seattle do shtojë luftën kundër obesitetit me një taksë për sheqerin. Ndoshta një nga ndryshimet më të mëdha është vendimi i Kinës për të ndaluar importin e një sërë mbeturinash plastike dhe mbeturina të tjera. Në 2016 Kina importoi 7.3 ton mbeturina plastike.

Në Londër, të gjitha taksitë e zeza duhet të përdorin energji elektrike, me qëllim reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes.

Në Europë të gjitha sobat me gaz dhe ato të drurit përballen me rregulla të reja ndërsa oxhakët e hapur nuk do të lejohen të shiten më në vendet anëtare të BE-së.

Në SHBA, Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit do të prezantojë standarte të reja.

Në Rusi hyn në fuqi ligji që detyron operatorët e mesazheve të internetit të verifikojnë identitetin e çdo përdoruesi.

Në sport, 72 klubet e Ligës së Futbollit kanë rënë dakord të rrisin numrin e trajnerëve dhe menaxherëve nga grupet e minoriteteve ndërsa Fifa do fillojë të monitorojë tranferimet ndërkombëtare në futbollin e femrave.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111