INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi rrënqethës i 69-vjeçares të marrë peng: “Grabitësit më lidhën dhe…

Rrëfimi rrënqethës i 69-vjeçares të marrë peng: “Grabitësit më lidhën dhe…

Publikuar më: 10:58 22-11-2017

Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja përsa i përket ngjarjes së para pak ditëve ku u grabit një shtëpi në Shkallnuer të Durrësit.

Nga spitali 69-vjeçarja Shahe Elezi ka vendosur të rrëfejë detajet sesi ndodhi grabitja në mesnatë.

Ja se çfarë ka treguar e moshuara: “Ishte ora 12-12:30 e natës kur dëgjuam zhurmë. Dola bashkë me bashkëshortin të shikonim se çfarë po ndodhte, kur pamë tre grabitësit e maskuar.

Njëri ishte jashtë, ndërsa dy të tjerët ishin futur brenda në shtëpi. Na kapën për fyti mua dhe burrin.

Tim shoq e shtrinë përtokë. Ata qëlluan bashkëshortin, ndërsa mua më thanë t’u tregoja se ku i kishim paratë.

Ua tregova vendin ku ndodheshin lekët (1 milion lekë të vjetra), por ata donin më shumë. Ne më shumë nuk kishim. Na bënë copash”.

Ata na lidhën me skoç dhe plastmase, ndërsa e goditën burrin me grushte, leva hekuri dhe mjete të forta, ndërsa i thoshin nxirr paratë. Unë u tmerrova, ndaj iu përgjërova që ta linin të qetë burrin.

Por, grabitësit vazhdonin ta godisnin tim shoq, ndaj unë u detyrova t’u tregoja vendin ku ishin paratë.

U jam lutur duke u thënë: ‘Mos e qëlloni bashkëshortin se është plak dhe do iu ngelë ndër duar’, por nuk më dëgjonin. Më kanë goditur edhe mua. Shtëpinë e kthyen përmbys.

Njëri më kërcënonte mua, tjetri godiste bashkëshortin, ndërsa i treti e ktheu shtëpinë përmbys për paratë.

Na thoshin: ‘I keni fëmijët në Greqi e në Itali, tregoni ku i keni paratë. Na i jepmi me të mirë se në të kundërt do t’ju vrasim të dyve’. Grabitësit e lanë burrin tim në gjak. E godisnin nga koka dhe e ai i shkreti humbi ndjenjat”

77-vjeçari Maliq Elezi ndodhet në Spitalin e Tramës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Çifti i moshuar u mbajt peng për dy orë dhe në orën 5 të mëngjesit, policia i ka dërguar me urgjencë drejt Spitali të Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832