INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i truprojes: Ish-kryeministrja më zbuloi maskimin gjatë misonit për lirimin e pengut

Rrëfimi i truprojes: Ish-kryeministrja më zbuloi maskimin gjatë misonit për lirimin e pengut

Publikuar më: 16:41 19-09-2018

Jacquie Davis, e cila ka qenë e para femër me profesion truproje në Britani të Madhe, ka mbrojtur anëtarë të familjes mbretërore dhe të famshëm, shpëtoi pengjet dhe kreu operacione të fshehta në 30 vite pune.

Tani jeta e saj ka frymëzuar një thriller të Netflix me protagonistin Noomi Rapace.

"Kur hyra në këtë punë, ishte një përqendrim burrash", thotë Jacquie.

“Ata gjithmonë kërkonin që unë të merresha me rastet e femrave apo fëmijëve, gjë që ishte ironike. Nuk isha as nënë!"- rrëfen Jacquie.

Fillimisht ajo iu bashkua policisë por në vitin 1980 vendosi të lëvizë në sektorin e sigurisë private ku do të punonte si dedektive.

"Doja të mbroja njerëzit nga afër, të vëzhgoja dhe të hetoja", thotë ajo. Në karrierën e saj, ajo thotë se ka shëtitur botën duke shkuar në hotele me 5 apo 6 yje, por pas 12 deri në 16 orë qëndrimi në këmbë, ambienti nuk është aq magjepsës".

Përveç kësaj, ekziston fakti se truproja nuk ka jetë private.

"Ju nuk mund të shkoni në shtëpi 8 deri në 10 javë"-rrëfen ajo. Jacquie gjithashtu u specializua në pjesën më të rrezikshme të biznesit - survejimin dhe shpëtimin. Në rrugët e Irakut, ajo është maskuar me një burka, si pjesë e një misioni për të shpëtuar punëtorët e naftës. E ndërsa puna është që të shmangësh rrezikun që mund t'i afrohet klientit, nganjëherë jeta e vërtetë mund të jetë po aq dramatike sa çdo film apo skenar televiziv. 

foto_per_fil.jpgNe ishim duke u ndjekur nga ushtria e Pakistanit dhe shkuam në Kashmir,"i tregoi ajo BBC World Service's.

"Rebelët e Kashmirit qëlluan mbi ushtrinë e Pakistanit dhe ne u gjendëm mes shkëmbimit të zjarrit."

Ajo dhe ekipi i saj kishin shkuar në një mision shpëtimi për të liruar një 23-vjeçare britanike që ishte mashtruar për të shkuar në Pakistan me burrin e saj të ri. Në vend të kësaj, gruaja u burgos, por në fund arriti ti dërgonte një mesazh nënës së saj ku i tregonte se ishte burgosur dhe i kërkoi ndihmë. Nëna e saj kontaktoi Jacquie.

Një natë, Jacquie hyri në vilën ku gruaja ishte duke u mbajtur, e prangosur në një shtrat hekuri.

“Ajo më tha se ishte 3 muajsh shtatzënë, ishte përdhunuar, rrahur e se ishte lënë pa bukë. I thashë; ne do të kthehemi dhe do të nxjerrim jashtë” tregon truproja.

Por papritmas ata morën një telefonatë . U thanë se ishin zbuluar. "Benazir Bhutto, për të cilin kisha punuar më parë, më kishte njohur dhe e dinte se unë isha atje, dhe e dinte se kisha shkuar për të shpëtuar dikë", thotë Jacquie. Kjo do të thoshte se ata duhet të rishikonin planet e tyre dhe të vepronin shpejt.

"Ne e sulmuam vilën, me shoferin e taksisë i cili goditi portat," thotë ajo. Ata e liruan gruan dhe u drejtuan për në Indi me ushtrinë pakistaneze në ndjekje. Duke ecur sa më shpejt që ishte e mundur ata ecën nëpër male.

“Ne ishim të trajnuar dhe të shpejtë, por me vete kishim gruan shtatzënë, të rrahur, të keqtrajtuar dhe të uritur. Pë mua ajo ishte heroina e vërtetë”-kujton Jacquie. Për fat të mirë, ata arritën të shmangnin zjarrin në Kashmir dhe qenë në gjendje ta kthenin gruan në shtëpi. Jacquie thotë se ka pasur dy ndryshime të mëdha gjatë tre dekadave që ajo ka punuar në këtë industri. Më shumë gra po nënshkruajnë tani, megjithëse ende përbëjnë një në dhjetë truproja në Britani të Madhe. Biznesi gjithashtu ka një profil shumë më të lartë nëpublik tani.

"Për shkak të terrorizmit, siguria është në mendjet e njerëzve", thotë ajo. Kjo paqëndrueshmëri politike, së bashku me një rritje të super-të pasurve në Lindjen e Mesme, ka çuar në rritjen e sektorit në vitet e fundit. Shifrat nga Konfederata e Shërbimeve të Sigurisë Evropiane tregojnë më shumë se 230,000 njerëz të punësuar në industrinë e shërbimeve të sigurisë në Britani të Madhe dhe 1,9 milion në BE, me 44,000 kompani të sigurisë që veprojnë vetëm në këtë sektor në Evropë. Megjithëse vetëm një pjesë e tyre punojnë aktualisht si truproja.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928