INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi nga PD/ Rrëfehet Majlinda Bregu: “Pagova çmimin e respektit ndaj vetes”

Largimi nga PD/ Rrëfehet Majlinda Bregu: “Pagova çmimin e respektit ndaj vetes”

Publikuar më: 14:46 04-09-2017

Majlinda Bregu rrëfen për herë të parë arsyet që sipas saj çuan në mos rikandidimin për deputete nga lideri i partisë Lulzim Basha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Integrimit Evropian, e cila po mban takimet në kuadër të shkollës verore evropiane, Majlinda Bregu flet për betejën që pati me veten e që sipas saj solli dhe përjashtimin e saj nga partia që kontribuoi prej 2005.

Majlinda Bregu:
“ Unë pagova çmimin e respektit ndaj vetës pse thash disa të vërteta që qëndrojnë edhe sot”.
Majlinda Bregu ka një mesazh edhe për pasardhësit e saj që la në parti, të cilët në fakt i sheh si të keqen më të madhe për politikën në Shqipëri.
Majlinda Bregu:
“Ka nga ata njerëz që të mirën e kërkojnë ndër të tjerët, e ky është rreziku më i madh i politikës”.
Dhe po për herë të parë foli edhe për lajmin që u publikua në disa portale, e cila sipas bregun e ka zanafillën tek deputetët demokratë.
Majlinda Bregu:
“Mjafton të lexosh në një torollak që ka blerë mandatin e deputetit që e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet të jem në parlament apo qeveri për të qene shqiptar do të punoj çdo ditë për integrimin e Shqipërisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326